Flash News

Ditari i Opozitës

Qëndrimi i Ramës në mbledhjen e PS, Këlliçi: Rama sfidoi sot Brukselin dhe Washingtonin

Qëndrimi i Ramës në mbledhjen e PS, Këlliçi: Rama

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas qëndrimit dhe deklaratave të Edi Ramës në mbledhjen e grupit të PS.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Rama po mbron korrupsionin qeveritar duke bërë viktimën dhe duke mbrojtur Belinda Ballukun, bashkëautoren në aferat më të rënda korruptive.

Këlliçi tha se Rama sfidoi sot hapur Brukselin, sa i përket kërkesën së SPAK për arrestimin e Ballukut.

POSTIMI:

Llafe pa fund për të mbrojtur korrupsionin!

Ky vend ka duruar shumë këto 13 vite, po nuk ja ka për borxh Edi Ramës të bëjë dhe viktimën. Për gati 2 orë Kryeministri më i korruptuar në Europë zbuloi armiq po aq sa Kim Jong Un në Pyongyang, që po flet në kongresin e partisë së tij.

Ai që fluturon me helikopter kur njerëzit janë bllokuar nga rënia e rrugëve, ai që ka avion privat, që pi verë 33 mijë euro shishja, kërkoi sot mbështetje pasi po sulmohet nga portalet dhe drejtësia.

Dhe shmangu pikërisht atë që duhej të bente, të dorëzonte imunitetin e bashkëpunëtores më të ngushtë, bashkëautoren në aferat më korruptive që ka parë vendi.

Ai nuk paska një qëndrim, por po pret Ulsiun me raportin e tij latinisht…

Për të ardhur keq që 83 “kartonat” thjeshtë tundin kokën e duartrokasin mbrojtjen e hajdutërisë.

Pas sulmeve skandaloze ndaj prokurorëve, mediave dhe Opozitës, Edi Rama sot sfidoi Brukselin dhe Uashingtonin që kërkojnë të mos pengohet drejtësia e të luftohet korrupsioni pa kompromis.

Por, në të njëjtën kohë që ai nxirrte jashtë krizën e rëndë ku ndodhet me një fjalim të konsumuar, anglishfolësit e PE ja bënë të qartë në seancën për Shqipërinë: Të hiqet imuniteti, të hetohet korrupsioni!

Të shtunë, datë 28, ora 18:00, shihemi sërish në protestë.

Të fundit