Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveri e dështuar", Asllani: Të gjitha organet janë në dispozicion të Edi Ramës

"Qeveri e dështuar", Asllani: Të gjitha organet janë

Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, Ylli Asllani i është bashkuar tubimit qytetar në mbështetje të kryetarit të opozitës, poshtë banesës së tij.

Në fjalën e tij, Asllani theksoi se kryeministri Edi Rama, në paaftësinë për të qeverisur dhe mbajtur pushtetin me meritën e tij, izolon kundërshtarin dhe përçan opozitën.

 “Ne sot po shohim një qeveri të dështuar, një qeveri që i ka mbaruar vaji i kandilit dhe e paaftë për të kryer një qeverisje të mirë po e sulmon kundërshtarin duke e izoluar, duke parrë peng opozitën dhe duke e përçarë atë. Kjo është një sjellje që shumë shpejt do e marrë përgjigjen.

Nuk jemi në një situatë normale. Shqipëria, të cilën ne e synuam të ishte demokratike, tani është një Shqipëri autokrate, një Shqipëri ku janë prishur balancat midis parlamentit, ekzekutivit. Kur Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK e të gjitha organët janë të njëanshme dhe janë vënë në dispozicion të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Ne jemi bashkë të gjithë për të mbrojtur liderin tonë kur atij i cënohen dhe kufizohen liritë.”

Të fundit