Flash News

Ditari i Opozitës

“Qeveri e krimit", Ironizon Çlirim Gjata: Këta edhe Hajredin Pashën mendojnë se e kanë mik

“Qeveri e krimit", Ironizon Çlirim Gjata: Këta edhe

Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar në Bashkinë e Bulqizës ku ka prezantuar kandidatin e Primareve për Kryebashkiak, Defrim Fiku.

Në takimin e përbashkët zhvilluar sot, Çlirim Gjata akuzoi qeverinë Rama, si qeveri e krimit.

Gjithashtu ai u shpreh se me politika te kryeministrit Edi Rama, vendi është përballur me shpopullimin më të madh të ndodhur ndonjëherë.

“Qeveri e krimit. Le të vijnë dhe të ballafaqohen. Këta kanë larguar shqiptarët. Çdo familje duhet t’i bëjnë pyetjen vetes, përse është i detyruar të largojë fëmijët jashtë vendit? Atyre i duhet dhënë vetëm një përgjigje, ikni dhe vetëm ikni.

Me votë dhe ta harrojnë se do të bëjnë festë. Kanë arritur deri aty sa edhe Hajredin Pashën e këngës e kujtojnë se kanë mik. Këta nuk ndryshojnë shumë nga ai. Ai ishte pushtës i huaj, Këta janë pushtues vendas, më të këqij se ai. Pas datës 14 do t’i bëjmë të këndojnë këngës , jo më  nga fusha e Gjoricës, por nga Tirana të pyesin se ku janë malet e Dibrës”.

Të fundit