Flash News

Ditari i Opozitës

“Qeveri gangstere”, Duma ‘shfryn’ ndaj qeverisë: Bomba nuk filloi me Iranin, po me patronazhistët

“Qeveri gangstere”, Duma ‘shfryn’ ndaj qeverisë:

Deputetja demokrate Grida Duma ka lëshuar një sërë kritikash mbi qeverinë lidhur me sigurinë kombëtare të vendit pas sulmeve kibernetike nga Irani.

E pranishme në Komisionin e Jashtëm, Duma e quajti një qeveri ‘gangstere’ e cila nuk lëviz asnjë gur për patronazhistët. Duma shtoi se në vend që organet kompetente të ndërmarrin hetim, kryeministri Rama mburr patronazhistët.

Demokratja tha se bomba nuk filloi me Iranin, por pikërisht me patronazhistët për të cilët nuk ka asnjë hetim.

“Ju thoni na ka sulmuar një shtet “gangster” si Irani! Po ju si qeverisje jeni “sivllaznit gangsterë”; sepse ndërkohë që kanë dalë gjithë të dhënat e shqiptarëve sheshit, ska me asgjë personale, mund t’i intimidoni dhe kërcënoni me çfarë të doni, e ndërkohë që do duhej të ishin nën hetim, del kryeministri dhe thotë “patronazhistëve i merrni të keqen”.

Ne jemi deputetët e opozitës dhe do bëjmë detyrën tonë për dy arsye: një bombë të një shteti arrogant, por ka dhe një qeverisjes gangstere. Dhe është gangsterë që si lëviz njëri patronazhistët. Tani që ne themi dhe e japim mbështetjen ju pyesim ju mund ta mbani këtë përgjegjësi?! Ju keni zbuluar vetëm autorin si qeverisës. Pra këta që nuk e ruajtën a janë përgjegjës që përveç letrave formale qe i firmosim e miratojmë si kjo konvente e sigurisë kibernetike, ka ndonjë mundësi te dimë nga ju a i realizoni dot apo jo?!! Do vijoni ne sy të të gjithëve të thoni ejani bëjmë sikur? Me cilin e keni këtë pakt qe e guxoni! Bomba nuk filloi me Iranin, por me atë që ndodhi prill 2021. A ka përgjegjësi për ato. Çfarë bëhet me patronazhistët? S’ka hetim. Dhe thoni politikisht që për to nuk ka asnjë lloj hetimi”, deklaroi Duma.

Të fundit