Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveri që merr shumë por jep pak."

"Qeveri që merr shumë por jep pak."

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, zbërthen me shifra ecurinë fiskale të 4 muajve të parë të vitit, duke ngritur shqetësimin e taksave e çmimeve të larta, rritjen e shpenzimeve operative dhe braktisjen e shtresave të margjinalizuara dhe investimeve publike.

Më poshtë statusi i Telitit:

Qeveri që merr shumë por jep pak.

Shikoni shifrat kokëforta të 4-mujorit 2024????.

????Fakt 1: sipas të dhënave 4-mujore, qeveria e rëndoi ndjeshëm dorën, duke arkëtuar 240 milionë euro më shumë të ardhura sesa 4-mujori 2023, ku taksat e rritura dhe cmimet e larta ishin kontributorët kryesorë të këtij rezultati.

????Fakt 2: gjatë 4-mujorit 2024, ish pronarët përfituan 1.8 milionë euro më pak kompensim, dhe po ashtu edhe ish të përndjekurit politikë me 1.7 milionë euro më pak.

????Fakti 3: gjatë këtij 4-mujori nuk u kursye dora te pagesat e shpenzimeve operative, plot 5.4 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërkohë që "këtë fat" nuk e kanë projektet e investimeve publike, të cilat janë financuar pothuajse 8 milionë euro me pak sesa 4-mujori "zgjedhor" i 2023.

❌Ska asnjë dyshim, taksat e larta dhe shpenzimet operative mbeten prioriteti qeveritar, ndërkohë që ekonomia, shtresat e përvuajtura dhe investimet publike lihen në harresën e dorës së dytë.

Të fundit