Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveri teknike me dy objektiva", Berisha: Ramën e largon vetëm gjykatësi popull

"Qeveri teknike me dy objektiva", Berisha: Ramën e largon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një përpjekje të gjerë qytetare për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësoi si “bandë” dhe “organizatë kriminale”.

Ai theksoi se largimi i qeverisë nuk mund të vijë as nga ndërhyrjet e jashtme dhe as nga proceset gjyqësore, të cilat sipas tij bllokohen nga pushteti politik.

Berisha propozoi krijimin e një forumi opozitar të zgjeruar, që do të përfshijë partitë opozitare, shoqërinë civile dhe individë të gatshëm për t’u përballur me qeverinë aktuale, si edhe ngritjen e një qeverie teknike me dy objektiva kryesore.

Berisha: I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë dot është gjykatësi popull. Ndaj dhe mendoj se në frymën e përgjegjësisë më të lartë ne duhet të dalim me një forum opozitar të zgjeruar. Forca politike, shoqëri civile, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë.

Ne kërkojmë një qeveri teknike thjesht me dy objektiva.

Së pari përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ato nuk ekzistojnë më. Ne jemi forca politike opozitare, nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jo, ne vijmë në pushtet me votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre. Por ne jemi të sigurt në mënyrë absolute se ne i fitojmë zgjedhjet. Se Edi Rrama nuk i fitonte kurrë ato zgjedhje në qoftë se nuk do organizonte me paratë e taksapaguesve 4500 aktivitete për të mashtruar qytetarët.

Ne kërkojmë të votojmë të qetë, të votojmë të lirë. Kërkojmë që krimi elektoral të shpallet krim i rëndë. Kërkojmë që ata që rrinë duarkryq ndaj krimit elektoral të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Ndryshe Shqipëria të ardhme nuk ka. Historia ka provuar se zgjedhjet e lira, demokracia janë i vetmi regjim dhe sistem që krijon dhe ndërton të ardhme

Të fundit