Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveria “armike e qytetarëve”, Klevis Balliu në Kuvend: Emërimet në polici nën ndikimin e Ballukut

"Qeveria “armike e qytetarëve”, Klevis Balliu në

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar sot në seancën plenare se emërimet në Policinë e Shtetit po diktohen nga interesa politike dhe lidhje të brendshme në qeveri.

Ai tha se paralajmërimi i tij për emërimin e një drejtuesi të ri u konfirmua, duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shenjë të “inkriminimit” të institucioneve dhe devijimit të qeverisë nga interesat e qytetarëve.

"Tre ditë më parë paralajmërova se qeveria do emëronte një zar të Belinda Balluku. Jo se kishim informacion, por se e dinim se qeveria ka kaluar nga shërbëtorë e qytetarëve në shërbëtore për Belindën. Afera të cilat i ka bërë më pushtetin e Edi Ramës, me kërkesat dhe urdhra te Ramës. 3 ditë më parë se Skënder Hitaj do emërohej drejto i Policisë. U zyrtarizuar një krim i radhës. Në dosjen e Belinda Ballukut, thuhej se ka patur kërcënime me jetë nga eksponentë të krimit. Në dosjen e zonjës që emëron sot drejtorin e Policisë.

Merr në dorë ministrinë e Brendshme. Drejtorin e riemëroi Belinda Balluku. Në një betejë mes agasëve dhe Ballukëve të partisë, fitoi Lubia. Qytetarët fituan që do vijojë inkriminimi i policisë së shtetit që flasin DASH, e deri te Antimafia italiane. Kjo qeveri nuk ka sjellur asnjë zgjidhje, se inkriminimin e kanë zgjidhje për hallet e tyre. Qeveria nuk ka më kohë të merret me hallet e qytetarëve. I shikon të gjithë këta duke u marrë me emërime apo drejtorira që të plotësohen kriteret te Belinda Balluku. E gjithë misioni i qeverisë është kthyer në një armike të qytetarëve. Ata që flasin me dëngla për integrimin në Be, nuk ka integrim e bëtë kurban integrimin për kokën ë Ramës dhe Ballukut, kush bën një hap serioz për integrimin në BE, duhet denoncuar armiku i integrimit Rama", tha Balliu. 

Të fundit