Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveria asnjë përgjegjësi", Noka: Kur ka përmbytje dhe zjarre, fajet i ka Zoti

"Qeveria asnjë përgjegjësi", Noka: Kur ka

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kritikoi qeverinë për mungesën e përgjegjësisë ndaj dëmeve të shkaktuara nga zjarret dhe përmbytjet në vend gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e Brendshme.

Ai theksoi se ndërhyrjet e zjarrfikësve shpesh duket se bëhen “si në epokën e gurit”.

“Kur ndodhin zjarret, qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi. Edhe përmbytjet ndodhin, fajin e kanë të tjerët. Përgjegjësia është e qeverisë, por reagimi nuk ekziston,” tha Noka.

Ai shtoi gjithashtu se gjatë përmbytjeve, deputetët e maxhorancës shpesh futen mes ujit vetëm për të filmuar, duke vënë në pah inefektivitetin e reagimit zyrtar.

“Vetëm këtu sheh që zjarret fikën me thupra dhe përmbytjet shihen vetëm përmes kamerave të politikës,” përfundoi Noka.

Të fundit