Flash News

Ditari i Opozitës

“Qeveria dështoi në testin Balluku”, Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria prin për probleme me zgjedhjet

“Qeveria dështoi në testin Balluku”, Këlliçi

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar nga selia qëndrore të EPP (Partisë Popullore Europiane) në Bruksel, ku mori pjesë në një takim me përfaqësues politikë europianë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ngriti shqetësimin për standardet zgjedhore në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si ndër më problematikët në Europë përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa sulmoi edhe qeverinë e Edi Rama për, sipas tij, mbrojtje të korrupsionit dhe dështim në rrugën drejt integrimit europian.

"Në Bruksel, në shtëpinë tonë politike, selinë qëndrore të EPP (Partisë Popullore Europiane), sëbashku me kolegë të ndryshëm nga Europa, duke ndarë përvojat dhe problematikat tona zgjedhore.

Shqipëria prin mes çdo vendi anëtar përsa i përket problemeve me zgjedhjet e lira e të ndershme, pasi tashmë prej 1 dekade organizon “procese votimi” dhe qershia mbi tortë mbetet farsa elektorale e zhvilluar më 11 Maj të 2025.

Shkëmbimi i eksperiencave na forcon si ekip dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet çelësi për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të avancuar drejt një Europe më të fortë dhe më të bashkuar.

PS: Sa për Edi Ramën dhe bandën e tij në qeveri, tashmë çdo shqiptar apo nderkombëtar është i qartë se më shumë vlerë ka mbrojtja e të korruptuarve dhe krimit të organizuar, sesa rrugëtimi Europian i Shqipërisë.

Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik “Balluku”!", shkruan Këlliçi. 

Të fundit