Flash News

Ditari i Opozitës

Qeveria ‘lë dyert e hapura’ për fostoksinën vrastare, Shehu: Dikush duhet të përgjigjet

Qeveria ‘lë dyert e hapura’ për fostoksinën vrastare,

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka denoncuar faktin se si fotoksina po merr shumë jetë dhe mbylljen e laboratorit toksikologjik në QSUT.

Sipas Shehu ka dy elemente kriminale në këtë pjesë, e para që fostoksina e pakontrolluar vijon të vrasë dhe së dyti dëmtimin e rëndë që i ka bërë dhënia me  koncesion e laboratorëve.

 “Hyrja me “dyer te shqyera” e fostoksines vazhdon te marre Jete.

Ndersa QSUT nuk realizon dot as egzaminimet toksikologjike.

Laboratori i meparshem i toksikologjise aty, ne vend qe te zgjerohej e permiresohesh u mbyll.

Dhe koncesionari i PPP se laboratoreve nuk i ka ne program keto!

Realizimi i ketyre egzaminimeve ne laboratorin e mjekesise ligjore te Ministrise se Drejtesise ka kufizime teknike e burokratike, vecanerisht kur behet fjale per egzaminime te “lengje te gjalla”!

Edhe dy rastet e fundit aksidentalisht te helmuara, duket qe klinikisht lidhen me fostoksinen e absorbuar me rruge respiratore, te perdorur si Biocid.

Ngushellimet e sinqerta familjes per humbjen e urim per sherim te te semures.

Pra kemi dy elemente qe do t’i quaj “kriminale” ketu:

1 Se pari fostoksina e pa kontrolluar vazhdon te vrase!.

Ceshtje kjo e diskuruar edhe ne Komisionin e Shendetesise, ku askush nuk i doli per zot se si futet ne Shqiperi kjo substance tejet toksike.

Qe nuk lejohet te qarkulloje pothuajse ne te gjithe rruzullin.

Kur jane 50-70 raste vdekjeje ne vit nga aksidentet apo perdorimi si vete vrases i saj.

2 Demtimin e rende qe i ka dhene sherbimit tone laboratorik dhenia ne koncesion e “zemres” se spitaleve, qe jane laboratoret, vecanerisht kjo per nje Qender Universitare.

Dikush duhet te pergjigjet”, shkruan Tritan Shehu.

Të fundit