Flash News

Ditari i Opozitës

Moti i keq/ Tabaku: Qeveria me luks në Dubai, banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë

Moti i keq/ Tabaku: Qeveria me luks në Dubai, banorët në
Pamje nga Zall - Bastar

Partia Demokratike akuzon qeverinë se me reshjet e shiut kanë dalë në pah vjedhjet ndaj qytetarëve dhe premtimet e pambajtura. Në Zall - Bastar, përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku u takua me disa banorë, të cilët treguan se vetëm 15 kilometra larg Tiranës gjendja e tyre është problematike.

Ata thonë se nuk kanë rrugë dhe një urë të sigurt për të kaluar.

“Gjendja e fshatit është katastrofike. Ne po vuajmë për gjithçka, këtu rrugë nuk ka, njerëzit janë pa punë, nëpër çadra, por pushtetarët po paguajnë miliona për të bërë qejfet e tyre”- tha një banor  “Nuk bëhet fjalë për investime. Këtu bëhet fjalë vetëm për mashtrime të qeverisë. Edhe dëmet e tërmetit i kanë ndarë këto të PD-së, këto të PS-së.”- u shpreh një banori tjetër.

Moti i keq/ Tabaku: Qeveria me luks në Dubai, banorët në
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku me banoret ne Zall - Bastar

Bashkë me banorët, Jorida Tabaku vizitoi disa zona në Zall-Bastar, ku një pjesë është e izoluar për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për të kaluar një urë të vjetër dhe të rrezikshme.

Jemi vetëm 15 km larg Tiranës, ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj investimi, nuk ka asnjë zyrtar të qeverisë. Dhe kemi një situatë ku 2000 banorë të fshatit Vilë që ndodhen në anën tjetër të urës, janë të izoluar. Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare të buxhetit të shtetit, sot kur qeveria tallet. Banorët e harruar të Zall-Bastarit vuajnë vetëm si rezultat i investimit të munguar, që nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, që është asgjë në krahasim me shpenzimet miliona euroshe që kjo qeveri ka bërë. “- u shpreh Tabaku.

Jorida Tabaku dënoi politikën diskriminuese të qeverisë dhe të bashkisë për mungesën e investimeve dhe mos mbajtjen e premtimeve.

 

Të fundit