Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria me ‘sytë nga qielli’, ndërsa pritet shtrenjtimi i energjisë

Qeveria me ‘sytë nga qielli’, ndërsa pritet shtrenjtimi i

Qeveria duket se do të qëndrojë me sytë nga qielli në kërkim të shiut, për të shmangur kështu krizën energjetike që mund të kaplojë vendin.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, tha se nëse nuk do të ketë reshje, qeveria është e detyruar t’i drejtohet importit të energjisë në bursa. Financimi për blerjen e energjisë do të shkojë deri në 680 milionë euro.

“Nga buxheti i shtetit janë injektuar më shumë se 280 milion euro dhe do të vijojë të injektohet në formën e kapitalit buxhetor, edhe një sasi tjetër, pasi vijmë të jemi në import në mënyrë konstante. Unë shpresoj shumë të kemi reshje gjatë stinës se vjeshtës, që të kemi mundësi të prodhojmë gjithë sasinë e nevojshme për tregun dhe nga ana tjetër të nisim dhe eksportet, duke optimizuar kështu të gjitha kushtet financiare të sektorit”, shpjegon Balluku.

Qeveria pritet të vendosë zbatimin e çmimeve me dy nivele.

“Sipas të gjithë të dhënave tonë dhe analizës që kemi bërë, fasha duhet të shkojë deri në 800 kiloëat/orë në muaj. Në analizën tonë, rreth 70 përqind e kontratave, harxhojnë deri në 800 kiloëat/orë, pjesa tjetër harxhon mbi këtë nivel, dhe do të trajtohen me një çmim tjetër", tregon ministrja.

Kjo diferencë në çmim do të reflektojë deri diku çmimin në treg? “Do të jetë një çmim miks. Pra kur ne blejmë me 300 euro megaëat/orën, apo kur blejmë me 1040 euro, sigurisht ka një ndryshim të çmimit miks, ku ndodhet brenda dhe çmimi i prodhimit. Kështu që do të jetë i reflektuar sipas raporteve mes dy çmimeve", përgjigjet Balluku.

Të fundit