Flash News

Ditari i Opozitës

Qeveria miratoi mbylljen e TikTok-ut, Zhupa: Akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike.

Qeveria miratoi mbylljen e TikTok-ut, Zhupa: Akt i papranueshëm

Deputetja Demokrate Ina Zhupa ka reaguar menjëherë pas miratimit të vendimit nga ana e qeverisë për të mbyllur TIKTOK për një vit.

Ajo e ka cilësuar këtë si një akt të papranueshëm antikushtetues.

Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.

15 MARS në Sheshin Skënderbej!

Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!”

Të fundit