Flash News

Ditari i Opozitës

“Qeveria nuk pranon realitetin”, Tabaku: Varfërimi i Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit

“Qeveria nuk pranon realitetin”, Tabaku: Varfërimi i

Largimi në masë i njerëzve nga Shqipëria ka ndikuar në tkurrjen e popullsisë. Në lidhje me këtë fakt shqetësues për vendin tonë ka reaguar Jorida Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku thotë se 7% e të larguarve janë të rinj dhe se qeveria refuzon të pranojë realitetin.

POSTIMI I PLOTË:

Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe forca aktive e punës.

7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzakonshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim. Varfërimi i Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit nga rinia dhe nga plakja e shpejtë.

Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të çdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin. Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.

Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë.

Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni!

 

Të fundit