Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveria shkatërroi prodhimin vendas", Kryemadhi: Do e kthejmë Lushnjen në hambarin e bujqësisë

"Qeveria shkatërroi prodhimin vendas", Kryemadhi: Do e
Kryemadhi në Fier-Shegan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Fier-Shegan të Lushnjes, ku prezantoi kandidatin për deputet Jetnor Krakulli. Ajo ka folur për gjendjen e sektorit të bujqësisë, që sipas saj, është shkatërruar nga qeveria aktuale.

Kryemadhi tha se janë favorizuar prodhimet e huaja, ndërsa ngriti një sërë shqetësimesh që kanë fermerët vendas.

Sikurse ka thënë dhe më herët, LSI ka prioritet prodhimin "made in Albania" dhe të mundësojë tregëtimin e këtyre të fundit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryemadhi tha se nëse opozita vjen në pushtet pas 25 prillit, një nga objektivat është kthimi i Lushnjes në "hambarin e bujqësisë", sikurse ka qenë dikur.

"Si LSI ne angazhohemi në shumë gjëra por kemi pesë prioritetet tona kryesore, që kanë të bëjnë dhe me kartën e fermerit që kemi një nga pesë prioritetet tona. Kjo ka të bëj me çështjen e plehrave kimike. Ne themi që duhet të konsumojmë produktet tona, por me politikat që ka ndjekur qeveria produktet tona vendëse janë më të shtrenjta se ato të importit, sepse ne favorizojmë prodhimet e huaja.

Ajo që ne kemi theksuar është që ne i kthehemi prodhimet made in Albania që kanë një efekt të drejtpërdrejtë. Të gjithë duan produkte bio, por për arsye të varfërisë shqiptarët blenë produkte importi sepse janë më të lira. Por pse janë? Sepse qeveria subvencionon importin, ndërsa prodhimet tona i shkatërron.

Ne e dimë shumë mirë se sa fabrika qumështi janë mbyllur në Lushnje. Ndodh që hyrja e qumështit nga Maqedonia, Kroacia, kanë përmbytur tregun, ndërsa qumështi ynë derdhet në rrugë, sepse nuk ka shitje. Ne mendojmë se duhet të subvencionojmë edhe në bujqësi. Ai është një nga profesionet më të vështira, nuk gjejmë të rinj dhe të reja të punojnë në serra sepse nuk paguhen.

Ndërsa ikin dhe punojnë në Greqi dhe Itali sepse paguhen. Prandaj duhet të mbështesim bujqësinë, duke i dhënë krahë pune dhe të krijojmë mbushjen e prodhimeve vendase në tregje, por edhe të ushqejmë më shëndetshëm shqiptarët. Angazhimi ynë është i drejtpërdrejtë sepse e mbajmë fjalën. Nuk është problemi tek vota më 25 prill, por të na japi mundësinë të përmbushim objektivat që Lushnja të kthehet në hambarin e bujqësisë, siç ka qenë dikur”, tha Kryemadhi.

Të fundit