Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveria të shkarkojë Rexh Biberajn", Bardhi: I ka dhënë rreth 5 milionë euro tendera kushëririt të tij

"Qeveria të shkarkojë Rexh Biberajn", Bardhi: I ka

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kritikuar punën e Komisionerit  të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave "5D" si në Bashkinë e Tiranës edhe në bashkitë e tjera të vendit.

Ai theksoi se Rexh Biberaj, kreu i Bashkisë së Tropojës i ka dhënë rreth 5 milionë euro tendera kushëririt të tij. Ai i kërkoj SPAK të veprojë.

Bardhi: "Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kusheririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më shumë se 4.7 milionë euro. 

Kontrata për ndertimin e tregut të bagëtive,  dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu ka perfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi.

Tre janë ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait te tij edhe pse kishte ofertën më të lartë. Ka edhe kontratë tjetër për ndërtimin e rrugëve.

Gjashtë konkurentë në garë, pesë të sukalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait".

 

 

Të fundit