Ditari i Opozitës

Qytetarë të pakënaqur me qeverinë, Basha publikon videon: "Rama ka dështuar, ai vetëm na grabit"

Qytetarë të pakënaqur me qeverinë, Basha publikon videon:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar në profilin e tij në Facebook videon ku shfaqen qytetarët shqiptarë të pakënaqur me qeverinë Rama.

Në video, një qytetarë thotë: “Po na grabisin more. Ç’ishte kjo mor. Ky e kishte tepsi llambarine, tashti e do tepsi floriri!”

E ndërsa një tjetër qytetar thotë:"Taks shtëpie, taks të gjitha, po çfarë është ky muhabet mor vlla. Paskemi qenë të fortë".

Krahas videos, kryedemokrati shkruan:

“A nuk e ndjen edhe ti këtë? Ai vetëm na grabit. Rama ka dështuar. Bashkë do të sjellim ndryshimin për të gjithë!”

Ditari politik

Të fundit