Flash News

Ditari i Opozitës

“Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë”, Meta: Rilindja e pashpirt i grabiti Gramshit pyjet dhe pasuritë ujore

“Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë”, Meta:

Ilir Meta ka deklaruar se qytetarët e Gramshit do ta ndëshkojnë me votë Rilindjen që sipas tij grabiti pyjet dhe pasuritë ujore të këtij rrethi.

Pas prezantimit të kandidatit për Bashkinë Hasim Çekrezi, kreu i Partisë së Lirisë shkruan se Rilindja e la Gramshin në harresë, mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe e katandisi gjimnazin nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

POSTIMI I PLOTË:

Një mesazh i fortë për Fitoren dhe Ndryshimin nga qytetarët e Gramshit, të bashkuar rreth Hasim Çekrezit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” .

Ata do të ndëshkojnë me votë “Rilindjen”, që e la Gramshin në harresë, që mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe që e katandisi gjimnazin e Gramshit nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

“Rilindja” e pashpirt edhe pyjet e mrekullueshme ia grabiti Gramshit bashkë me pasuritë ujore të tij.

 

 

 

Të fundit