Flash News

Ditari i Opozitës

"Qytetarët marrin kredi për të paguar ilaçet anti-COVID", Basha: Paketa e trajtimit shëndetësor, 100% e rimbursueshme

"Qytetarët marrin kredi për të paguar ilaçet

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me mjekët e familjes për të folur rreth situatës së pandemisë dhe rolit të tyre në këtë betejë. Basha tha se ka informacione për dhjetra raste të paraportuara nga autoritetet.

Ai shtoi se vendimi i parë dhe urgjent duhet të jetë rritja e numrit të testimeve. Gjithashtu shtoi se paketa e trajtimit duhet të jetë 100% e rimbursueshme. "Qytetarët marrin kredi në bankë për të paguar ilaçet e paketës anti-COVID", deklaroi Basha.

"Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Kam informacione për dhjetra raste të paraportuara nga autoritetet. Numri i fataliteteve shumë më i lartë se ai i raportuar. Dua të dëgjoj mjekët se me çfarë vështirësish përballeni ju.

Kemi ngulmuar që në fillim për rëndësinë dhe vlerën e testimeve. Sllovakia ka testuar 2/3 e popullsisë, Kryeministri thotë që testimet nuk kane efekt në valën e dytë. Në ato pak minuta që i kushton pandemisë, kryeministri tha se testimi nuk e lehtëson menaxhimin e valës së dytë. Vendimi i parë dhe më urgjent rritja e numrit të testimeve. Paketa e trajtimit duhet të jetë 100% e rimbursueshme. Qytetarët marrin kredi në bankë për të paguar ilaçet e paketës anti-COVID", tha Basha.

Të fundit