Flash News

Ditari i Opozitës

“Qytetarët në hall”, Alimehmeti: Korrupsioni, kostoja e jetës, kostoja e apartamenteve, problemet e përbashkëta

“Qytetarët në hall”, Alimehmeti: Korrupsioni, kostoja e

Ilir Alimehmeti, kandidat për Këshillin Bashkiak në Tiranë ka folur për problemet dhe sfidat që kanë qytetarët e Tiranës, ku ndër më kryesoret janë korrupsioni, kostoja e jetës, kostoja e apartamenteve, problemet me shkollat, ka zona që s’kanë çerdhe fare megjithëse kanë mijëra banorë.

I ftuar në studion e FaxNews, Alimehmeti thotë se Qytetarët paguajnë dy herë për ujin, atë që marrin nga ujësjellësi, për herë të dytë rregulimin e pompave dhe ujin që blejnë për të pirë. Taksimi abuziv një tjetër problem, taksim i lartë që nuk shkon për shërbimet e qytetarëve.

Sa për transportin publik që Këlliçi ka njftuar se do jetë falas, Alimehmeti siguron që është diçka plotësisht e mundur, vetëm duke i përdorur taksat që abuzohen nga bashkia për shërbimet e qytetarëve, kandidati për Këshillin Bashkiak në Tiranë sugjeron se transporti mund të bëhet falas, gjë që do sillte dhe uljen e trafikut.

 

Pjesë nga biseda

Gazetari: U bë kohë që ka nisur turi i takimeve me me qytetarët e theshtë të Tiranës. Nga konkluzionet që ju keni kalkuluar, cilat janë sfidat që qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë?

Ilir Alimehmeti: Qytetarët e Tiranës kanë disa sfida që i kanë të përbashkëta për të gjithë dhe disa zona që kanë veçantitë e tyre. Të përbashkëtat janë, korrupsioni, kostoja e jetës, kostoja e apartamenteve, problemet me shkollat, ka zona që s’kanë çerdhe fare megjithëse kanë mijëra banorë. Uji që nuk është në orarin e duhur dhe as cilësia. Ende diskutohet, do duhet shumë punë që të bëhet i pijshëm. Shumica e blejnë. Qytetarët paguajnë dy herë për ujin, atë që marrin nga ujësjellësi, për herë të dytë rregulimin e pompave dhe ujin që blejnë për të pirë. Taksimi abuziv një tjetër problem, taksim i lartë që nuk shkon për shërbimet e qytetarëve. Për këtë funskionon bashkia, të japë shërbime për njerëzit. Ka shumë zona që kanë probleme me banesat. Problemi i banesave 50-vjeçare. Në vend që të shkojmë me logjikën si t’i heqim problemet i shtojmë.Si mendohet Parisi që ka godina 150 vjeçare, t’i nxjerrë banorët jashtë dhe t’i shembë banesat. Pyeti banorët e kombinatit, 5 Majit ku janë sot pasi i nxorrën nga shtëpia. Jemi në kushtet që nuk ka nevojë t’i kërkojmë problemet, na rrethojnë kudo.

Gazetari: Për sa i takon problematikave të zonave rurlae të Tiranës, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, a ka një projekt integrimi ndryshe nga ky që është aktual?

Ilir Alimehmeti: Kurora e Tiranës, ju e dini që Tirana ka 3/4 e popullatës që jeton në zona rurale. Ka zona të lëna plotësisht pas dore. Atje diskutohet për ujin për vaditje, shumë zona nuk kanë çerdhe ose kopshte, transporti kushton 150 lekë një rrugë. Detyrohen të shkojnë në punë me vonesë, ulet produktiviteti. Një sërë hallesh të zgjidhshme nga bashkia me një shënim. A ka mundësi të mendojmë si mund t’i ndihmojmë këto zona? Ka dhe zona që janë tejet të pasura. Në dy ditët në vijim do shpaloset programi për ta.

Gazetari: Çështja e transportit publik, Këlliçi ka bërë premtim për transport publik falas, sa i arritshëm është ky premtim?

Ilir Alimehmeti: Ky premtim, po ta analizojmë zbulojmë se është krejtësisht i financueshëm. Sipas të dhënave nga bashkia janë 200 udhëtime në ditë, 80 milion të vjetra në ditë, njëkohësisht paguajmë 80 mijë euro vetëm për incerenatorët, që nuk ekzistojnë. Këto para që merren nga buxheti i bashkisë dhe përfundojnë në xhepat e disa personave, këto para duam t’i vëmë në dispozicion të shqiptarëve. Një lek i vjedhur do shkojë në shërbim. Kemi 11 kompani, të cilat do t’u thuhet nuk do t’i merrni këto para nga qytetarët, po nëpërmjet një kontrate do t’i marrin nga bashkia.

Gazetari: A duhet të rikthehet transporti edhe në kontrollin e bashkive dhe jo vetëm të kompanive?

Ilir Alimehmeti: Ato funksionojnë si një marrëveshje mes kompanive private dhe bashkisë. Bashkia i mbron qytetarët. Absolutisht do jetë kontrolluese e saj, mjafton një GPS të vendosësh dhe di gjithçka. Duke hequr këtë modelin e pagesës, nuk do jetë më ai modeli i vjetër “prit edhe pak”. Trafiku do ketë një farë rënie. Parashikohet ndërtimi i të paktën 5 pikave parkimi në periferi të Tiranës.

Të fundit