Flash News

Ditari i Opozitës

Qytetarët nisin protestën në mbështetje të Berishës, mblidhen poshtë banesës

Qytetarët nisin protestën në mbështetje të

Ka nisur tubimi i mbështetësve të liderit demokrat Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Qytetarët janë mbledhur në shenjë solidarizimi me kryedemokratin, i cili ndodhet në arrest shtëpie. 

Në protestë kanë marrë pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe qytetarë të cilët gjatë fjalës së tyre kanë akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama si shkaktarë kryesor për asgjesimin e opozitës.

Që prej 31 dhjetorit qindra demokratë janë çdo pasdite pjesë e protestës që zhvillohet poshtë banesës së ish-kryeministrit.

 

Të fundit