Flash News

Ditari i Opozitës

Qytetarët sërish tubim në mbështetje të Berishës, Shehu: Vendi po shkon drejt humnerës

Qytetarët sërish tubim në mbështetje të Berishës,

Mbështetës dhe deputetë të Partisë Demokratike kanë protestuar sërish sot poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha.

Fjalën e mori i pari deputeti Tritan Shehu, i cili ngriti problemin e rënies së popullsisë në qarkun e Gjirokastrës. Shehu deklaroi se Rilindja bëri që popullsia në këtë qark të bjerë me 50%.

Kjo ka bërë që spitalet e shkollat të mbyllen për shkak se nuk ka më njerëz.

“Vendi është në një rrezik të madh dhe po shkon drejtë humnerës që po e dërgon ky regjim.

Jam sot me një grupo të madh anëtarësh dhe drejtuesit të qarkut të Gjirokastrës për të protestuar kundër arrestimit të liderit të opozitës. Ata sjellin frymën, rezistencën, dëshirën dhe vullnetin e banorëve të qarkut të Gjirokastrës që është shëmbëlltyra e këtij regjimi,

Nëse doni ta shikoni se çfarë kanë bërë rilindësit në Shqipëri shkoni në Gjirokastër, atje ka rënën popullsia me 50 përqind, në një mijë banorë kemi 14 vdekje dhe 9 lindje.

Spitalet e Tepelenës, Përmet janë të mbyllura, spitali i Gjirokastrës pothuajse po mbyllet, shkolla e ndërtuar në Lazarat me fondet e BE jepet me koncension për një kompani private që ta përdorë me depo.

Universiteti po mbyllet, ai universitet që ka një histori të pasur ata kanë frikë nga dija, nga shkenca dhe historia e këtij vendi që po e nëpërkëmbin”, tha Shehu.

Të fundit