Flash News

Ditari i Opozitës

"Qytetarët të dalin masivisht", Fisnik Qosja voton: Kavaja në këmbë për t’i prirë ndryshimit

"Qytetarët të dalin masivisht", Fisnik Qosja voton: Kavaja

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës Fisnik Qosja ka votuar i shoqëruar nga familjarët e tij.

Ai votoi në qendrën 2185 tek shkolla "Rilindja" dhe më pas dha një mesazh për votuesit, ku u shpreh se Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime.

“I falënderoj pa masë qytetarët e Kavajës për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë gjatë fushatës. Falënderoj çdo qytetar të Kavajës dhe mbështetës për një fushatë model gjatë këtij muaji."

"Unë besoj që sot Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit, këtë absolutisht e ka vendosur çdo qytetar sepse Kavaja ka nevojë për të ndryshuar kurs dhe kursi po vjen. 14 maji sot dita është që Kavaja të shkojë atje ku e meriton. Qytetarët të dalin masivisht në votime dhe t’i prijnë ndryshimit”, deklaroi Qosja.

Të fundit