Flash News

Ditari i Opozitës

"Qytetari të identifikon në këtë mënyrë”, Tabaku rrëfen strategjinë e fushatës së saj

 "Qytetari të identifikon në këtë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zbuluar më shumë mbi strategjinë që ka zgjedhur për të ndjekur në këtë fushatë zgjedhore.

E ftuar në A2 CNN, Tabaku tha se gjatë këtyre ditëve deri në zgjedhje do të takohet me njerëzit në rrugë dhe kudo, teksa synimi është informimi i tyre për të vërtetën.

“Unë e kam bërë fushatën derë më derë. Ata që më ndihmojnë mua më thonë që duhet ta shfaq më shumë këtë pjesë. Kam një ekip me të rinj. Është diçka normale. Unë e bëj pazarin vetë. Se dalë duke bërë Pazar nuk është gjë e re. Unë pothuajse çdo ditë bëj video për ekonominë. Jemi gjithë kohës në lëvizje dhe iu përgjigjem atyre gjërave si akuza. Fokusohem te të vërtetat. Unë kam punuar çdo ditë në katër vite. 3 vitet e shkuara nuk kanë qenë normale në PD. Por është kënaqësi kur takon njerëz në rrugë. Qytetari të identifikon në këtë mënyrë”, tha Tabaku. 

Të fundit