Flash News

Ditari i Opozitës

Qytetarja i ndërpret deklaratën kryedemokratit: Unë jam Sali Berisha, shkruaj një letër dhe…

Qytetarja i ndërpret deklaratën kryedemokratit: Unë jam Sali

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish para gazetarëve, pasi doli nga Kryesia e Kuvendit.

Teksa po prononcohej një qytetare ka tentuar që t’i afrohet, por nuk është lejuar nga truprojat e tij. Më pas ai ka kërkuar që ta lejojnë, por zonjë në fjalë kërkonte sqarim për situatën politike në vend.

Pasi kanë komunikuar në distancë, ajo ka kërkuar një takim me zotin Berisha, takim ky që në fund të bisedën, u dakordësua.

Pjesë nga diskutimi para kamerave:

Zonja: Nuk e di kush na përfaqëson në parlament, kemi halle. Këtu ka shkelje ligjore.

Berisha: Ajo ka një hall, unë të besoj por nuk e zgjidhim dot këtu

Zonja: Nuk di kë të takoj

Berisha: Tani çfarë të them? Shkruaj një letër…

Zonja: Ia shkruaj presidentit nuk marr përgjigje

Berisha: Unë nuk jam presidenti, jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia… unë thashë se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti

 

Të fundit