Flash News

Ditari i Opozitës

Radhët e gjata për abone, Këlliçi: Unë e kam zgjidhjen, Veliaj premton tren elektrik

Radhët e gjata për abone, Këlliçi: Unë e kam

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar pas radhës së gjatë të krijuar nga qytetarët me qëllim marrjen e abonesë.

Këlliçi shkruan në Facebook, se plani i propozuar nga ai për transport publik falas, do të heqë radhët e gjata dhe të ngjeshura të qytetarëve dhe studentëve.

Këlliçi ironizon edhe Erion Veliajn, i cili në kohën kur qytetarët “shtypen” për të marrë një abone, premton tren elektrik.

“Transporti publik falas i heq keto radhë, këto mundime që kalojnë njerëzit si sot, me orë të tëra ngjeshur duke shpresuar të mos mbarojnë abonetë.

Unë kam një projekt dhe zgjidhje. Kundërshtari premton tren elektrik”, shkruan Këlliçi.

 

Të fundit