Flash News

Ditari i Opozitës

"Rafineria nuk është shteti", Bardhi i publikon videon Ramës: Vetë u premtove naftëtarëve për pagat

"Rafineria nuk është shteti", Bardhi i publikon videon
Gazmend Bardhi

Teksa kryeministri Rama vijon me thirrjet e tij ndaj naftëtarëve të Ballshit për të mbyllur grevën, duke u theksuar atyre se problemin nuk e shkaktoi qeveria, ka ardhur edhe reagimi nga ana e PD.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka publikuar një video të Ramës, teksa u premton naftëtarëve se do tu japë zgjidhje për pagat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se kryeministri po tregon papërgjegjshmëri dhe paaftësi, teksa sa herë hap gojën vetëm mashtron.

Postimi i plotë:

Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre.

Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. 

Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.

Të fundit