Flash News

Ditari i Opozitës

Rakipi u shpall “non grata”, reagon Basha: Koha na dha prapë të drejtë!

Rakipi u shpall “non grata”, reagon Basha: Koha na dha prapë

Koha na dha prapë të drejtë! Kështu shkruan ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas shpalljes “non grata” të ish deputetit socialist Aqif Rakipi. Ai përsërit akuzat se përmes “non grata-ave”, Edi Rama bëri “masakër” zgjedhore dhe se si arriti të fitonte në 2017 dhe 2021.

Basha thekson se Shqipëria ndodhet në një krizë për shkak të shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor. Ndërsa thotë se kjo ishte detyrë e organet ligjzbatuese shqiptare, nënvizon se vendimi i DASH-it është një lajm i mirë që SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit.

“Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera Basha.

Të fundit