Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama argat i Vuçiçit", Berisha: Bllokoi rezolutën e genocidit serb në Kosovë për Ballkanin e Hapur

"Rama argat i Vuçiçit", Berisha: Bllokoi rezolutën

Kreu i PD-së Sali Berisha, nga foltorja e parlamentit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon  rezolutën e genocidit ciklik serb në Kosovë.

Berisha u shpreh se Rama e bllokoi rezolutën si një argat i Vuçiçit, rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo siç e quan ai, mini Shengenit të Novisadit.

"Ballkanin e Hapur e mbështeste vetëm Soros dhe Lavrov. Bllokuan rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë

Së dyti, rezoluta e genocidit ciklik serb në Kosovë. Edi Rama e bllokon këtë rezolutë prej një viti, dhe në mënyrë antiligjore, antikushtetuese ajo nuk vjen në parlament.

Rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit.

Ju jeni dëshmitarë, sesi nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë, Edi Rama u bë zelltar kryesor i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Aleksandër Vuçiç, projektit të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon, të krijimit, siç do të thoshte vet Vuçiç, të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë.

Në këtë kontekst filloi dhe të shëtisë si fantazmë përçarëse në Ballkan, një aleancë e re Beograd-Tiranë-Shkup. Aleksandër Vuçiç me dy vasalët e tij, aleancë që krijoi përçarje të madhe në rajon, aleancë që kishte si qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, ndaj edhe në hartën e parë që prodhuan ata fshinë si Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqitën si një territor tërësisht të inegruar tërësisht në territorin e Serbisë.

Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se:  ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj.", tha Berisha. 

Të fundit