Flash News

Ditari i Opozitës

Rama autokrat, Lela: Media franceze e tha qartë se bën çdo gjë për favore që shkojnë kundër së mirës të popullit

Rama autokrat, Lela: Media franceze e tha qartë se bën çdo

Media më e madhe franceze “Mediapart” e përshkroi Ramën si një autokrat që bën gjithçka karshi Perëndimit, për të qëndruar në pushtet.

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, ka komentuar në një lidhje direkte për Ora News artikullin e “Mediapart”. Lela tha se media franceze e thotë qartë se Rama është gati të bëjë çdo gjë për favoret që shkojnë kundër së mirës të popullit.

Ndër të tjera, Lela tha se çdo shqiptar do të donte që të ishte me shqiptarët e vetë që shtohen e jo që pakësohen.

"Nëse lexoni disa nga mediat e huaja ju do shikoni qëndrime pothuajse të ngjashme si për McGonnigal apo për vizitën e Blinken. Media franceze e thotë qartë që Edi Rama është gati të bëjë çdo gjë për favoret që shkojnë për kundër të mirës së popullit shqiptar që ai qeveris.

Shpenzimet janë 1 milionë shqiptarë të larguar në qytetet e kësaj Europe që komplimenton këtë lider.

Pra komplimentohet një lider 1.1 milionë shtetas të të cilit kanë ikur në drejtime të atyre vendeve që komplimentojnë. Çdo shqiptar do preferonte pavarësisht bindjeve politike që Shqipëria të ishte me shqiptarët e vetq që shtohen dhe jo që pakësohen", tha Lela.

Të fundit