Flash News

Ditari i Opozitës

Rama batuta me Veliajn për kundërshtarin, i përgjigjet Këlliçi: Batutaxhi me kryetarët e bashkive gati për në SPAK

 Rama batuta me Veliajn për kundërshtarin, i përgjigjet

Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga çelja e fushatës së PS për 14 majin. 

Pas batutave me kryebashkiakun Erion Veliaj për kundërshtarin politik (Këlliçin) , ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Rama jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet, në mënyrë që njerëzit të harrojnë bilancin katastrofik në qeverisje. 

“Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës. Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.

Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas.

Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha”, shkruan Këlliçi.

 

Të fundit