Flash News

Ditari i Opozitës

Rama “bie” përfundimisht/ LaCivita krah zëvendësit të Trump, J.D Vance: Ka një sherif të ri në qytet

Rama “bie” përfundimisht/ LaCivita krah zëvendësit

Chris LaCivita drejtuesi i fushatës së opozitës shqiptare në zgjedhjet e 11 maj është takuar me Zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James David Vance.

*Theksojmë që LaCivita, ishte drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan, Donald Trump*.

Kjo foto është ripublikuar dhe nga anëtari i PD-së, Belind Këlliçi. Këlliçi shkruan: ‘Ka një sherif të ri në qytet’ në anglisht, ndërkohë që kjo shprehje është bërë virale jo vetëm në SHBA, por tanimë edhe në Shqipëri.

Arkitekti i fitores së Donald Trump, LaCivita, deklaroi gjatë një interviste në Çim Peka LIVE, se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht në SHBA.

‘Ka një sherif të ri në qytet’, tha LaCivita, duke iu referuar presidentit Donald Trump.

Pak më vonë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih u shpreh se ‘tani ka një sherif të ri në qytet’.

Ky takim i La Civita me Vance vjen pas konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Kujtojmë që gjatë fjalës së tij Vance kritikoi ashpër Bashkimin Europian se ka braktisur vlerat demokratike.

 Ai tha se një mandat demokratik nuk mund të fitohet duke burgosur liderin e opozitës, duke shpërfillur elektoratin apo duke censuruar fjalën e lirë.

Për Vancen, Europës i vjen e keqja nga brenda.

Kërcënimi që i kanoset Europës, për të cilin shqetësohem më shumë, nuk është Rusia, Kina apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Shqetësohem nga kërcënimet e brendshme. Tërheqja e Evropës nga disa vlera të saj më themelore, vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Britani dhe në mbarë Europën, kam frikë se fjala e lirë është në rënie”.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

U bë me dije se njerëz të kryeministrit, që nga oligarkë të Tiranës dhe Prishtinës, lobistë dhe zyrtarë amerikanë, janë munduar të realizonin një takim të tijin me Zëvendëspresidentin JD Vance apo Sekretarin e Shtetit të ShBA, Marco Rubio.

Rama, edhe pse kishte lobuar të afrohet diku sa për një foto me zv/presidentin J.D Vance, apo Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, dështoi.

Për LaCivita-n, Rama u shfaq mosbesues se si një ish-drejtues i fushatës së Trump, tashmë do të qëndrojë krah Berishës.

Rama e konsideroi një “konsulent që paska punuar me Trump”, duke e quajtur thjesht një konsulent dhe asgjë më shumë. Mirëpo ky është dhe një tjetër “përplasje” për Ramën ku fakti rrëzon fjalët e tij.

Të fundit