Flash News

Ditari i Opozitës

Rama “bojkotoi” fjalimin e Vjosa Osmanit, Lita: Sjellje burracakësh, përdori Kosovën për interesa personale

Rama “bojkotoi” fjalimin e Vjosa Osmanit, Lita: Sjellje
Deputeti Korab Lita

Deputeti Korab Lita komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se Rama u soll si një burracak me presidenten e Kosovës.

Lita theksoi nga foltorja e Kuvendit se Rama e ka përdorur Kosovën për interesa politike personale.

“Rama u soll si burracak ndaj Vjosa Osmanit, që është një grua e nderuar shteti. Natyrisht, sepse ai nuk mund t’iu thotë zonjës Osmani pse puthet me Vuçiç, ndërsa politikanët në Kosovë i hedh nëpër gjyq.

Rama ka përdorur Kosovën për interesa personale sa herë ka dashur. Rama është në qeveri vetëm për koncesione, ka kryer masakra financiare në 7 vjet në qeveri. Më 25 prill ta çojmë në Surrel të ashtuquajturin “lider global”, tha Lita.

Të fundit