Flash News

Ditari i Opozitës

Rama çoi gazetarin në ‘riedukim’, PD: Akt paprecedent i marrëdhënieve media-qeveri në gjithë Europën

Rama çoi gazetarin në ‘riedukim’, PD: Akt paprecedent i

Partia Demokratike e ka cilësuar një akt të paprecedent të marrëdhënieve media-qeveri në gjithë Europën debatin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në një konferencë me mediat dhe një gazetari, duke e çuar për ‘riedukim’ për tre muaj pasi i drejtoi një pyetje që nuk i pëlqeu.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj në një deklaratë për mediat tha se PD e dënon censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë dhe u kërkon edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.  

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.  

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.

Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.  

Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

Të fundit