Flash News

Ditari i Opozitës

Rama debatoi me gazetarin, Açka: Duhet të hapim me ligj një shkollë riedukimi të ‘Kryeministrave të Demokraturës”

Rama debatoi me gazetarin, Açka: Duhet të hapim me ligj një

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ka futur në "riedukim" një tjetër gazetar, per shkak se ky i fundit e nervozoi duke i drejtuar një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gazetari Klevin Muka pyeti ministren se a ka shkelur Kodin Etik të miratuar nga Këshilli i Ministrave që iu ndalon ministrave të takohen me biznesmenë dhe investitorë pa praninë e 2 punonjësve të Administratës, por ka ndërhyrë Rama i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje duke i thënë gazetarit që të vijë në tetor në konferencën e radhës. 

Në një status në Facebook, Açka shkruan me ironi se duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës.

“E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.

Në solidariteit me gazetarët!
Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.
Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.
Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”, shkruan deputetja Açka.

Të fundit