Ditari i Opozitës

Rama dje nuk tha dot që s’jam hajdut, Berisha: Avokati kryesor i krimit elektoral është skrapi i partisë

Rama dje nuk tha dot që s’jam hajdut, Berisha: Avokati kryesor i

Kryedemokrati Sali Berisha tha gjatë një takimi me kryesinë e PD se, “unë e kuptoj që avokati kryesor i krimit elektoral është skrapi i partisë, edhe i vjedhjeve”.

Berisha: E vutë re ju dje. Të gjitha betimet e Edi Ramës, por nuk u betua dot se, nuk jam hajdut. Mua më beri përshtypje.

Nuk jam i tillë, nuk jam ai, nuk jam kështu e ashtu, por hajdut nuk tha dot se e dinte se i prishej fytyra po ta thoshte. Dhe unë po i them, o zotërim, për shqiptarët nuk ka rëndësi, cilido qofsh, je vetja jote, por ti je hajduti më i madh që kanë pasur shqiptarët në histori dhe kjo është drama e shqiptarëve me ty.

Kjo është e vërteta.

Të vetmen gjë që bëri mirë, ishte se nuk the nuk jam hajdut, nuk vjedh.

Pra jemi në një situatë me të vërtetë shumë të favorshme.

Me programin tonë, me transparencën që i kemi bërë kësaj qeverie. Unë e kuptoj që avokati kryesor i krimit elektoral është skrapi i partisë, edhe i vjedhjeve.

Por tani të marrin Erion Veliajn. Ai në qeli apo jashtë qelisë është i pakallur. Ne e bëmë punën tonë, dhe do ta vazhdojmë. Por natyrisht elektorati e ka tashmë të qartë se çfarë përfaqëson. Se mos është vetëm Erioni. Modeli Erion është nëpër të gjitha bashkitë e vendit.

Kjo është e vërteta ndaj dhe ne do tu bëjmë të qartë qytetarëve në të gjitha bashkisë, se si këta hajdutë vjedhin ditë e natë.

Të fundit