Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama do ta shpërblejë", Blushi: Kreu i ‘Operacionales’ që drejtoi rrëmbimin e Ilir Metës është Vilson Bala

"Rama do ta shpërblejë",  Blushi: Kreu i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë publike një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke zbuluar identitetin e personit që sipas tij udhëhoqi "operacionin kriminal të rrëmbimit" të Ilir Metës.

Sipas Blushit, ky person është Vilson Bala nga Shkodra, të cilin Edi Rama planifikon ta promovojë në rolin e Drejtorit të Policisë së Tiranës për shërbimet e tij politike.

- Postimi i Blushit:

Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës. Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Madje e ka renditur të parin në listë! Vilson Bala do të kallzohet penalisht. Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!

"Rama do ta shpërblejë",  Blushi: Kreu i

Të fundit