Flash News

Ditari i Opozitës

Rama do të shembë pallatet 50-vjeçare? Berisha: Duan t’i prishin për interesat e oligarkëve

Rama do të shembë pallatet 50-vjeçare? Berisha: Duan t’i

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar një projekt të qeverisë lidhur me një VKM-je që parashikon të shembë godinat mbi 50-vjeçare, pavarësisht nga gjendja e tyre strukturore. 

Duke folur në një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, Berisha tha se pas këtij projekti fshihen interesat e oligarkëve.

“Sot jemi para një regjimi i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje, për të cilin nuk më interesa qytetare, por interesa të pasurimit të tij dhe klaneve të tij.

Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij.

Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij”, shprehet Berisha.

 

Të fundit