Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama donte t'i lante duart me të", Berisha: Gjiknuri i çoi një zarf me fotot e McGonigalit dhe e riktheu në lista

"Rama donte t'i lante duart me të", Berisha: Gjiknuri i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me Kryesinë pasditen e sotme, foli mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve jo vetëm në Partinë Demokratike.

Ai tha se kryeministri Edi Rama donte të përjashtonte deputetin dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknurin mga listat e kandidatëve për deputet por e rikthey pasi ky i fundit i i çoi një zarf me fotot e McGonigalit. 

"Në rast se Rama dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigalit. Dhe Gjiknuri u rikthye në lista.
Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër.
Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi. E të tjera me radhë, por nuk jemi për këtë çështje këtu", u shpreh Berisha në mbledhjen e Kryesisë. 

Të fundit