Flash News

Ditari i Opozitës

Rama e ironizoi për akuzat, i përgjigjet Balliu: Kryeministrit nuk i pëlqen që jam në listë të mbyllur

Rama e ironizoi për akuzat, i përgjigjet Balliu: Kryeministrit nuk i

Kandidati për deputet, Klevis Balliu reagoi në lidhje me ironinë që kreu i qeverisë Edi Rama bëri me një video elektorale të tij, sipas të cilit si pasojë e keqqeverisjes së PS sot shqiptarët janë të varfër.

I ftuar në A2 CNN, Balliu tha se propaganda e Ramës me të cilën e sulmoi atë video ka kushtuar jetë njerëzish.

 “Jam nga mëngjesi në terren. E kuptoj që Ramës nuk i duket normal spoti im. Varfëria është një problem në Shqipëri. Propaganda e Ramës me të cilën e sulmoi atë video ka kushtuar jetë njerëzish. Unë nuk merrem me kamerat, por me thelbin e videos. Sot ushqimi në familjen shqiptare mungon. Komentet negative më vijnë vetëm nga profile false”, u shpreh Balliu.

Ai foli në lidhje me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, teksa renditi arsyet se përse ai ishte pozicionuar në listën e mbyllur. 

“Dash Sula nuk pranoi të ishte në listë të hapur. E kam unë mik e ka pasur babai im. Por nuk pranoi të ishte në listë të hapur. Lista jonë është me profesionistë, me intelektualë, në të gjithë Shqipërinë. Unë kam dalë më i votuari në primare në Tiranë. Kam kryer regjistrimin e shqiptarëve në diasporë. Ramës nuk i pëlqen që unë jam në listë të mbyllur. Unë dashuroj demokracinë, atdheun, ai do lekët”, u shpreh Balliu.

 

Të fundit