Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama e kthehu partinë në stallë lopësh", Basha: Jemi më të fortë, në PD ka garë dhe debat

"Rama e kthehu partinë në stallë lopësh", Basha:
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Njësinë nr.11, ku iu ka përsëritur qëndrimin se kush flet për zgjedhjet e 2025-ës, është dorëzuar. Ai tha se vetë nuk është dorëzuar, duke iu kërkuar demokratëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë përballë kundërshtarëve politikë.

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës", tha Basha.

Ky i fundit ka krahësuar PD me PS. Sipas tij, në selinë blu ka garë, debat dhe konkurrencë, ndërsa për PS, ai tha se kryeministri Edi Rama e ka shndërruar “në një stallë lopësh”. Basha u shpreh se pas 25 prillit, PD ka dalë më e fortë.

“Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh.  Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm.

Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje”, shtoi kryedemokrati.

Të fundit