Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama është i tmerruar”, Berisha: Përdori si salvaxhente për të shpëtuar pengjet Brava-Alibasha

“Rama është i tmerruar”, Berisha: Përdori si

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha vuri në dukje reagimin e fuqishëm të qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale. Kreu i Partisë Demokratike theksoi se EdI Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengjet e tij, Bashën dhe Alibeajn.

"Zhvillimi më pozitiv i shoqërisë shqiptare këto këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD-së. Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin, ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive, ndaj përpjekjeve të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij."

"Mund të them se ekziston një klimë e jashtëzakonshme. Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo çka duket është në këtë rast fenomeni i kupës."

"Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh."

"Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin in-ekstremis, të njeriut të tmerruar, që rryma po e çon drejt McGonigalit, dhe që përpiqet të kapet në fije bari si Brava dhe Alibasha. Edi Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën."

"Unë kam një mirënjohohje të pakufishme për qytetarët e Mallakastrës, të Lezhës, për pritjen e zjarrtë, për reagimin e tyre flakë për flakë ndaj qëndrimit të turpshëm, antikushtetues të një njeriu që ka frikë nga vetja e tij në çdo hap që bën. Dhe, ndaj dy pengjeve të cilët kanë vendosur standardet më të ulëta të integritetit politik në tërë historinë politike të Shqipërisë post-diktatoriale"

Të fundit