Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama është nervoz, s’fle natën", Kryemadhi: Ka tentuar të negociojë me Metën e Bashën, me mua s’e kishte shansin

"Rama është nervoz, s’fle natën", Kryemadhi: Ka

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka komentuar dalje e djeshme publike të kryeministrit Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Kjo Javë”, Kryemadhi u shpreh se miqtë e Ramës i kanë thënë prej kohësh që është nervoz, në panik, dhe ka frikë aqsa nuk bën as gjumë natën.

Sipas Kryemadhit, frika më e madhe e Ramës është bashkimi i opozitës dhe se ky i fundit ka tentuar të negociojë me Metën dhe Bashën, por me të asnjëherë pasi edhe kur çonte ndonjë ‘haber’, dera e LSI i përplasej në fytyrë.

“E kam dëgjuar pas shumë kohësh dje sepse doja dhe të kuptoja gjendjen, sepse është nervoz, nuk është në gjendje të mirë, ka frikë, ka panik, miqtë e tij ma kanë thënë që s’fle natën.

Nuk e besoja pasi papërgjegjshmëria e tij është aq e madhe sa po shkon drejt greminës. E pashë dje që është rëndë psikologjikisht dhe mendërisht, politikisht po e po. Do ishte shumë më mirë po të mbante premtimet e 2013. Një nga frikat që ka Rama është bashkimi i opozitës. Prej më shumë se 2 vitesh ai po mundohet për të përçarë opozitën. Njëherë negocionte me Metën, njëherë me Bashën . Me mua s’e kishte shansin. Sepse çonte ndonjë haber por i përplasej fytyra në surrat menjëherë.

Por po krijon këto. Për hir të së vërtetës Basha ia ktheu përgjigjien. Unë nuk kisha arsye më shumë se z.Basha për t’iu kthyer menjëherë”, tha Kryemadhi.

Të fundit