Flash News

Ditari i Opozitës

Rama flet për shpartallimin e opozitës, se me qeverisjen s’ka ç’të mburret

Rama flet për shpartallimin e opozitës, se me qeverisjen s’ka

Kur nuk ka rezultate për të treguar, Edi Rama i kthehet sportit të tij të preferuar: të flasë për opozitën. Në një tjetër fjalim gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Rama deklaroi se Partia Demokratike do të marrë “humbjen më të madhe që nga viti ‘97” dhe se “shpartallimi duhet të vijë edhe nga vetë demokratët”.

Përballë sfidave ekonomike, çmimeve të rritura dhe largimit masiv të të rinjve, duket se Rama e sheh më të lehtë të sulmojë opozitën sesa të flasë për punët që s’janë bërë. Në vend të një plani për të ardhmen, kryeministri ofroi metafora për bufë, zhapikë dhe insekte që, sipas tij, pengojnë negociatat me BE-në – si gjithmonë, fajin e ka dikush tjetër.

“Si mund të rrini në kënetë,” tha ai, sikur flet nga një majë morali të lartë, ndërsa vendi përballet me krizë besimi, korrupsion dhe largim masiv.

Nëse Rama është kaq i bindur për fitoren, lind pyetja: pse i frikësohet ende një opozite që ai vetë e quan të vdekur? Ose ndoshta sepse e vetmja mënyrë për të fituar, është të garojë me një kundërshtar që nuk ekziston.

Të fundit