Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ftesë opozitës për diskutime, Bardhi: Nuk i përgjigjemi asnjë kërkese të kryeministrit

Rama ftesë opozitës për diskutime, Bardhi: Nuk i përgjigjemi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka refuzuar ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri opozitës për diskutime rreth një projekt-rezolute, që sipas Ramës thellon reformat për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit

Gjatë konferencës së sotme për gazetarët, Bardhi tha se nuk do t’i përgjigjej një ftese të Ramës, pasi sipas tij një çështje që i takon Kuvendit dhe procedurave Parlamentare.

Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të Ramës, kur kjo çështje te jete çështje e Kuvendit, te jetë pjesë e procedurave Parlamentare, pa diskutim do keni edhe qëndrimin e grupit të PD.

Kur të jetë pjese e axhendës së Parlamentit pa diskutim që do keni përgjigjen tonë. Është folur që do ngrihet një komisionin i posaçëm, ne nuk e dimë se çfarë është ky komisioni i posaçëm.

Nuk mund të përgjigjem për një gjë që nuk është ende në procedura parlamentare, që grupi ynë nuk e ka pare dhe vlerësuar, dhe sigurisht nuk mund te ketë një qëndrim. Nuk mbajmë qëndrimet për retorika politike, mbajmë qëndrime mbi iniciativa në Kuvend.

Meqenëse Rama foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite në opozitë, sa i takon ecurisë së Shqipërisë në integrimin drejt BE, Shqipëria nuk ka patur”, tha Bardhi.

Të fundit