Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ftoi demokratët në bashkëbisedim, Açka: Nuk më bën fare për të. Bën sehir e harron kush është

Rama ftoi demokratët në bashkëbisedim, Açka: Nuk më

Kryeministri Edi Rama njoftoi një bashkëbisedim virtual me demokratët, vetëm një ditë pas protestës të zhvilluar para selisë blu nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ftesës së Ramës për demokratët, i është përgjigjur deputetja demokrate Flutura Açka, në një lidhje për News 24. Deputetja u shpreh se kryeministri është sot halli më i madh i shqiptarëve, dhe është pikërisht ai që ka përdorur retorikën fyese ndaj demokratëve.

Açka shtoi se sa më shpejt të bashkohet PD-ja aq më shpejt do t’i vijë fundi Ramës.

“Meqenëse kryeministri ynë i dashur e ka zanat të jetë vulgar dhe të prishë gjuhën, jam e detyruar dhe unë ta prish disi gjuhën për t’iu përgjigjur këtij njeriu që nuk lë rast pa bërë ato batutat e tij bajate dhe vulgare. Ai e ka përsëritur shpesh në retorikën e tij dhëmbi i prishur i Partisë Demokratike, ju e keni dëgjuar apo jo?! Unë e di që shqiptarët e sotëm nuk kanë problem dhëmbin e prishur të PD-së, e kanë problem sarkomën, sarkomën (lloj kanceri që fillon në inde si kockat ose muskujt) që Edi Rama iu ka vënë në shpinë shqiptarëve. Ai është halli sot i shqiptarëve, prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, sa më shpejt këto gjëra të shoshiten mes dy kampeve, po them kampeve tani meqenëse janë vendosur kampet përballë njeri-tjetrit aq më shpejt do t’i vijë fundi Edi Ramës. Dhe sa për Edi Ramën, po them atë batutën po aq vulgare sa ç’e ka thënë ai dhe nuk e kam turp fare se nuk më bën fare për Edi Ramën, ky njeri që bën vetëm sehir dhe harron se kush është dhe çfarë i ka bërë kësaj Shqipërie sot, shqiptarëve të sotëm nuk iu fare Edi për Edi Ramën”, deklaroi Açka.

Të fundit