Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama “gjueti shtrigash” me Metën”, Berisha: Basha të marrë statusin e të penduarit

“Rama “gjueti shtrigash” me Metën”,  Berisha: Basha

Sali Berisha e ka quajtur “gjueti shtrigash” ndaj Metës nga ana e Ramës, ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit.

Gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Berisha tha se ata deputetë të PD-së që bashkuan votat me Ramën bënë një gabim shumë të rëndë.

“Meta është një gjah i mirëfilltë shtrigash i Edi Ramës. Ilir Meta ka dy certifikata. Ato nuk mund të rrëzohen me ligj. A janë të paprekshme? Jo. I çon në gjykatë. Nëse Edi Rama ka materiale për Ilir Metën, le të shkojë në Gjykatë”- tha Berisha.

Lidhur me financimet ruse të PD-së, Berisha i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të marrë statusin e të penduarit dhe të tregojë se kujt i’a ka marrë paratë.

“Le të nxjerrë çdo gjë. Të shkojë të regjistrohet i penduar, por vetëm të zbardhë të vërtetën si i penduar. Personalitete të diasporës më kanë konfirmuar se kanë firmosur deklarata për para që nuk i kanë dhënë dhe janë të gatshëm ta deklarojnë para drejtësisë. Po prokuroria shqiptare kishte urdhër nga Edi Rama të mbyllë çështjen dhe nuk mori në pyetje asnjë prej tyre. Ndërsa Meta, është një gjah i mirëfilltë shtrigash i Edi Ramës”, tha Berisha.

Të fundit