Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama hëngri pulën me salmonelë"/ Berisha: Ia solli biznesmeni i PS, u sëmur por e fshehu

"Rama hëngri pulën me salmonelë"/ Berisha: Ia solli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe një biznesmeni të afërt me Partinë Socialiste, gjatë një takimi me fermerët në Elbasan.

Berisha deklaroi se biznesmeni Arben Goxha, i cilësuar prej tij si eksponent i PS-së, ka sjellë në Shqipëri mish pule të infektuar me salmonelë nga Brazili. Sipas tij, jo vetëm që ky mish është futur në treg, por është servirur edhe për kryeministrin.

“Biznesmeni që solli pulën me salmonelë ishte eksponent i Partisë Socialiste. Ai i solli dhe Ramës fileto pule, dhe ky u infektua me salmonelë, por e mbajti të fshehtë, madje edhe nga mjekët,” tha Berisha.

Ish-kryeministri e akuzoi Ramën për mungesë transparence dhe për lejimin e rrezikimit të shëndetit publik në emër të interesave të ngushta politike dhe ekonomike. Berisha e cilësoi këtë si një skandal që, sipas tij, tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë në mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë.

 

Të fundit