Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama i dhuron veriut trarë me pagesë”, Gjoni: 3 nga 4 urat që lidhin Lezhën e Shkodrën me Tiranën janë në prag shembjeje

“Rama i dhuron veriut trarë me pagesë”, Gjoni: 3 nga 4

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Lezhë, Gjin Gjoni ka akuzuar kryeministrin Edi Ramën se, thuajse të gjitha urat që lidhin Shkodrën e Lezhën me Tiranën janë në shembje.

 Sipas Gjonit, Edi Rama i dhuron veriut vetëm trarë me pagesë, e jo zgjidhje të tjera.

 ‘Mbyllja e urës së Milotit në kulmin e sezonit turistik solli kaos në trafik, kolaps të lëvizjes në aksin Milot–Lezhë dhe humbje të mëdha financiare për sipërmarrësit nga Shëngjini në Velipojë.

Ura mund të ishte bllokuar në shtator, por u zgjodh muaji korrik, duke i bërë një tjetër goditje pushuesve dhe ekonomisë së veriut, ndërsa Ura e Zogut, monument kulture, ka mbetur e braktisur prej vitesh, pasi investimi i nisur për shpëtimin e saj nuk dha asnjë zgjidhje.

Po ashtu rrezikon mbylljen edhe ura e Rubikut, e amortizuar nga dekada mungesë ndërhyrjesh, ndërkohë që çdo ditë mbingarkohet me automjete të tonazhit të rëndë që shfrytëzojnë pasuritë e zonës.

Nëse edhe kjo del jashtë funksioni, nga katër ura që lidhin veriun me Tiranën, në funksion mbetet vetëm ura e Berlusconit. Kjo është katastrofë infrastrukturore për qarkun Lezhë dhe Shkodër!

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: mashtrim dhe propagandë. Heshtja përballë këtij diskriminimi nuk është zgjidhje, protestat dhe përballja janë e vetmja alternativë.’ Shkruan Gjin Gjoni në Facebook.

 

Të fundit