Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama i ka bërë gati letrat për në SPAK”, Balliu nxjerr emrin e ish-ministrit

“Rama i ka bërë gati letrat për në SPAK”, Balliu

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka treguar emrin e ish-ministrit që sipas tij Rama i ka bërë gati letrat për në SPAK.

I ftuar në studion e ‘Review’ në Euronews Albania, Balliu tha se bëhet fjalë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.  Sipas Balliut, Beqaj do të vendoset shumë shpejt përpara drejtësisë, njësoj si ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mbrojtjes Lefter Koka.  

“Fakt më të qartë se tek 313 nuk ka. Fakt është kur ai tek dhoma 313 në një dhomë një me një. Ai është në burg, ju më thoni fakti është që ka nxjerrë letrën.  Saimir Tahiri, ish-ministri Koka, Alqi Bllako do shkojë edhe ky Beqaj i Shëndetësisë. Do shkojë se letrat gati ua bën Rama. Rama i përdor këta”, tha Balliu.

Të fundit